Sipas studimeve 90 % e grave kanë celulit, pra edhe ti që po na lexon me siguri e sheh me bezdi atë lëkurën e portokallit që qëndron kryeneçe në trup. Nuk ka rëndësi nëse jeni disa kilogramë mbi apo nën peshë, sepse duket se celuliti është patologjia më e shpeshtë në trupin e grave pasi për fatin tonë (sigurisht të keq) është pikërisht hormoni femëror (estrogjeni) ai që shkakton ato gropëza të vogla në lëkurë.
Pra nëse këtë fillim vere lëkura e portokallit në kofshë, vithe, krahë, apo bark është ajo çfarë ju shqetëson më shumë, na lini t’ju themi që nuk jeni vetëm e po ashtu na lini t’ju rrëfejmë zgjidhjen që “DeLuxe Spa” sugjeron për grupin tonë.
Ka shumë pajisje dhe ilaçe atje që pretendojnë se e bëjnë celulitin tuaj të zhduket plotësisht. Por për shkak se celuliti i ndodh lëkurës në një nivel më të thellë, është jashtëzakonisht e vështirë për t’u trajtuar. Kështu që për t’ju ndihmuar ju dhe ne të zgjidhim ‘rrëmujën’ e indeve në lëkurë “DeLuxe Spa” këshillon trajtimet me Termokoperte dhe masazh anticelulit që këtë fillim qershori vjen me ofertën më joshëse ndonjëherë.
20 senaca për 20.000 lekë dhe kaq kushton dalja juaj në plazh këtë verë, pa asnjë lloj kompleksi.
Trajtimi me termokoperte është sugjeruar fort nga dermatologët më të mirë në botë, pasi përmes veshjes elektrike dhe aplikimit të baltës eliminohen depoziat yndyrore, duke stimuluar metabolizmin për të tonifikuar dhe unifkuar lëkurën. Ndryshimet nëpërmjet këtij trajtimi vihen re që në seancën e parë, ndaj e imagjinoni vetë se si do zhduket celuliti në 10 seanca.
Për të rivendosur ekuilibrin emocional e për mirëqenien estetike që kushdo e lakmon në “DeLuxe Spa” ofrohen të gjitha shërbimet e një tempulli bukurie!
E gjeni tek Rr Muhamet Gjollesha , kryqëzimi i fakultetit te inxhinierisë së ndërtimit.



















