Po flitet se na pret një valë e të nxehtit afrikan, ndaj të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrë që të mbrojmë shëndetin. Më poshtë do të gjeni disa këshilla, të cilat do t’u ndihmojnë t’i kaloni më lehtë ditë.
-Shmangni rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët
-Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, ose 8 gota ujë
-Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, te të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial
-Konsumoni ushqime të lehta dhe të gatuara në moment
-E rëndësishme është edhe përmbajtja e higjienës personale
-Është i domosdoshëm aktiviteti fizik, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë (park, shëtitore etj).



















