Shtimi i një ngjyre në cepin e brendshëm të syrit është një nga tendencat e verës 2021. Quhet “Inner-corner-pop” dhe nuk ka rregulla për ta rikrijuar atë.
Që sytë tuaj të vezullojnë, ju mund të bëni një shenjë grafike me penel ose një hije me rimel, duke përdorur ngjyra si: të verdhë të ndritshme dhe neoni, blu apo rozë. Ndërkohë Inner-corner-pop mund të kombinohet ose të vendoset në kontrast me ngjyrën e penelit dhe rimelit.
Do t’ju shërbejë për të tërhequr vëmendjen dhe do të dukeni më të bukura. Ja disa nga modelet, këngëtaret dhe yje të mediave sociale, të cilat ndjekin trendet e fundit të modës dhe janë adhuruese të make upi-it.



















