KreuFashion

Jepet alarmi; pandemia e ardhshme është e fshehur në shkrirjen e akullnajave!

E teksa shpesh dëgjojnë rreth rreziqeve që na kanosen nga ngrohja globale, mikrobiologu Anirban Mahapatra ka paralajmëruar se pandemia tjetër globale mund të shkaktohet nga shkrirja e akullnajave. Ai sqaron se kufomat e kalbura të njerëzve dhe kufomat e kafshëve të infektuara me sëmundje vdekjeprurëse mund të ruhen në shtresat e akullit të Artikut për mijëra dhe miliona vjet.

Teksa akullnajat po shkrihen me shpejtësi, sëmundjet e përfshira brenda tyre mund të infektojnë gjallesat të cilat shkaktojnë shpërthime të infeksioneve. Sipas tij kjo ka filluar të ndodh pasi pesë vjet më parë një sasi e madhe e rasteve të antraksit në Siberi u gjetën në 2300 kufoma të kalbura që gjendeshin në akullnajat e shkrira të Artikut.

Fakti që temperaturat në Arktik po rriten dy herë më shpejt se në pjesën tjetër të botës, po vë në alarm komunitetin kërkimor. Eksperti është i qartë problemi më i madh është ndryshimi i klimës. Ne duhet të ruajmë akullin Arktik dhe ngricën e përhershme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF