Këtë fundjavë vendi ynë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm i cili do të sjellë dominim të kthjellimeve në zonat bregdetare, ndërsa në zonat e ulëta dhe malore herë pas here do të kemi kalime të pakta vranësirash. Sa i përket vlerave termike edhe pse presim një rënie me 1 apo 2 gradë celsius, pritet që maksimumet gjatë kësaj fundjave të regjistrohen në vlerat 38 gradë celsius.



















