“Këngët të gjitha njësoj”, Elton Deda kritikon minialbumin e Elhaida Danit

Mbrëmjen e kësaj të hënë, Elhaida Dani erdhi te publiku me një minialbum ri të titulluar “Zanin”.  Minialbumi përbëhej nga 5 këngë, “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali” dhe artistja kishte zgjedhur që secilën prej tyre ta shoqëronte me videoklipe.

Urimet për artisten ishin të shumta, dhe një prej tyre ishte edhe Aurela Gaçe, e cila zgjodhi që me anë të një postimi në rrjetin e saj social ta komplimentoi Elhaidën për punën e bërë. “Një Elhaidë me zërin mrekulli e me një stil ndryshe nga herët e tjera. Ajo udhëton nëpër botë me projekte muzikore e merr duartrokitjen e publikut të gjerë botëror, por sigurisht e merr malli për vendin e saj, për duartrokitjen e dashurinë e atij publiku që e deshi që në notat e para, prandaj është për t’u duartrokitur puna, mundi, vëmendja e kushtuar për të sjellë 5 këngë të reja në albumin e saj “ZANIN”, ka shkruar Aurela krah postimit.

Mirëpo, vëmendje në këtë postim ka marrë komenti i Elton Dedës, i cili ka kritikuar albumin, duke u shprehur se këngët janë njësoj. “Po sikur njësoj këngët…Sigurisht është një perceptim i vogël nga ajo pak që dëgjova!”, ka shkruar Elton Deda.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Previous ArticleNext Article