“Në 4 të mëngjesit në palestër”, rutina ditore e Michelle Obamës na la pa mend!  

Tashmë, nuk i ka detyrimet e shumta si Zonjë e Parë e SHBA-së, megjithatë dita e Michelle Obamës vazhdon të jetë e zënë. Ajo ka punuar shumë sidomos për librin e vet me kujtime, botuar në 2018, Becoming, librin pasues dhe tani një dokumentar në Netflix.

“Zakoni im numër një i përditshëm është t’i jap vetes leje të jem e lumtur. Është fizike dhe mendore; është dieta, aktiviteti fizik dhe gjendja ime emocionale. Kjo është e gjitha e lidhur së bashku”, thotë Michelle.

Rutina e saj e përditëshme nis me stërvitje. Në një intervistë me NPR, trajneri personal Cornell McClellan, tha se pavarësisht axhendës së ngjeshur, Michelle i jep përparësi ushtrimeve fizike. Ajo e filloi ditën e saj me stërvitje në 4 të mëngjesit, kur vajza e saj e parë, Malia, ishte vetëm disa muajshe.

“Fillova të ngrihesha në orën 4:30 të mëngjesit dhe të shkoja në palestër. Me ushtrime, sa më shumë ta bëni, aq më shumë futeni në atë rrjedhë. Dhe sa më shumë të shihni rezultate, aq më shumë shtyni për nivelin tjetër”, rrëfen ajo. Së fundi megjithatë, e ka zhvendosur stërvitjen e vet drejt rutinash më të orientuara nga joga, me fokus në ekuilibrin dhe fleksibilitetin.

Previous ArticleNext Article