Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa di gjithmonë të na surprizojë dhe rasti i fundit padyshim një dhuratë e bukur për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.
Dua prej kohësh është imazh i markës prestigjioze “Puma”, por së fundmi bashkëpunimi i tyre vjen me një koleksionin e saj të parë, të cilin kanë vendosur ta titullojnë në gjuhën e bukur shqipe “Flutur”.
Në deklaratën e saj për media, Dua Lipa tha, “Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura, ato përfaqësojnë aq shumë, si transformimin, shpresën dhe metamorfozën, dhe gjatë këtij viti të fundit, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplotë për mua. Emri i koleksionit ‘Flutur’ është fjala shqip për “butterfly”. E zgjodha atë në nder të origjinës sime, dhe për të festuar gjithashtu këtë fillim të ri me Puman”.
Ky koleksion do të përbëhet nga veshje dhe këpucë të frymëzuara nga moda e viteve ’90 dhe do të shfaqë një logo të re një flutur që është simbolike e bashkëpunimit të Lipës me Puma.