Mbretëresha Letizia vesh fustanin e vjehrrës 45 vjet më vonë, mahniten të gjithë!

E konsideruar si një nga mbretëroret më elegante, me një stil të admirueshëm veshjeje, ku në mjaft raste nuk ka ngurruar po ashtu të kombinojë të bukurën me të lirën, mbretëresha e Spanjës, Letizia, nuk ngurron as të riciklojë veshje, e madje edhe ato të vjehrrës së saj!

Letizia u shfaq në publik së fundi me një kombinim Valentino të mbajtur për herë të parë nga Mbretëresha Sofia, në vitin 1977. Sofia e veshi ate gjatë një vizite në Gjermani 45 vjet më parë me bashkëshortin e saj, mbretin Juan Carlos.

Veshja vintage përbëhej nga një fund i gjatë jeshil dhe një bluzë me lule rozë. Ndryshimi I vetëm I vogël ishte se Letizia përdori një rrip në mes dhe jo një fjongo si vjehrra.

Efekti në sallë ishte i jashtëzakonshëm: monarkja shkëlqeu edhe më një veshje që daton gjysëm shekulli më parë! Epo, dicka e bukur dhe elegante nuk e humbet vlerën kurrë, apo jo.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article