Lamtumirë Arben Shaka! Covid-19 i merr jetën aktorit të njohur të roleve komike

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humorit Arben Shaka.Lajmi është konfirmuar nga familjarët e aktorit i cili nuk arriti të fitonte betejën me Covid-19.

Shaka u bë i njohur kryesisht me rolet e tij në filmat “Cirku në fshat”, “Odiseja e tifozëve” dhe “Përse bie kjo daulle”.
Artisti e ka filluar karrierën artistike në vitin 1966, ku interpreton në rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri”

Ne moshën 17-vjecare ,1968 nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës, duke e filluar me këtë pantomimë
Prirjet e artistit Shaka ishin kryesisht për pantomimën aktoriale dhe kupletet muzikore ku ka një të përbashkët me artin e bukur të cirkut.

Në shtator të vitit 1998 ashtu si shumë shqiptarë edhe ai largohet së bashku me familjen për të emigruar në Greqi.
Në Greqi, ai ka dhene një program me pantomima me muzikë të sinkronizuar së bashku me Herionin (djali) dhe Joridën (vajza e dytë).
Ai ka kaluar plot tridhjetë e tre vite në cirk, në skenë dhe në ekran, për artdashësit shqiptarë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article