KreuFashion

Mc Kresha bëhet baba për herë të dytë!

Reperi i njohur, MC Kresha, disa javë më parë dha lajmin e bukur që ai dhe bashkëshortja e tij Erzina ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Burime për “Prive” kanë konfirmuar se ditën e sotme, pak orë më parë reperi ka pritur djalin e tij.

Mësohet se gjendja shëndetësore e partneres së Kreshës dhe e vogëlushit është shumë e mirë. Lindja është bërë në Kanada, aty ku tanimë po jeton çifti së bashku me vajzën e tyre Izën.

Reperi ende nuk ka reaguar në rrjetet sociale, ndaj na mbetet të presim që vetë Kresha të konfirmojë lajmin dhe të mësojmë edhe detaje të tjera..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF