Historia e dashurisë së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është një film hollivudian në vetvete.
Dy yjet u dashuruan përsëri në fillim të këtij viti, pasi lidhja e tyre e parë nuk funksionoi në vitin 2004. Këtë javë, ata u shfaqën së bashku në tapetin e kuq për premierën e filmit të ri të Affleck, “The Tender Bar”.
Ata dukeshin më të dashur se kurrë, teksa nuk munguan puthjet dhe përqafimet para kamerave gjatë rrugës për të parë filmin me regji të George Clooney. JLo kishte veshur një fustan në ngjyrë blu, ndërsa Affleck dukej elegant me kravatë të zezë.
Gjatë vitit të kaluar, çifti janë shfaqur rregullisht në tapetin e kuq së bashku, por kanë qëndruar kryesisht të heshtur për marrëdhënien e tyre të rindezur.



















