Për veshjet e Halloween 2021, zonjat chic që japin gjithçka për modën nuk mjaftohen me kostume me qira apo alternativa të lira të disponueshme për t’i ngjarë një x personazhi.
Për natën e sivjetme të shtrigave, ata që s’i thonë dot jo një ‘shopping’ të mirë janë gati të rrëshqitin kartën e tyre të kreditit për të veshur një fustan total të zi nga koleksionet më të fundit luksoze ‘ready-to-wear’, për t’u kompletuar me një nga trveshjet t e Halloween (edhe pse s’do ketë asgjë të frikshme në këtë veshje)
Krijimet e realizuara nga stilistët për vjeshtë/dimër 2021 e bëjnë lojën më të lehtë, duke propozuar fustane të gjata të errëta me silueta të karakterizuara nga endja si në rastin e koleksionit të Givenchy.
Krijimet e Dior, Etro dhe Versace kanë gjithashtu disa sugjerime për veshjen fatale të Halloween.



















