KreuFashion

Pas Pfizer, EMA miraton dozën e tretë të vaksinës Moderna

Pas Pfizer, EMA miraton dozën e tretë të vaksinës

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA ka miratuar dozën e tretë të vaksinës Moderna. Kjo dozë e tretë duhet të merret 6 muaj pasi të kenë marrë dozën e dytë dhe mund t’u jepet të gjithë qytetarëve +18 vjeç.

Kjo është vaksina e dytë përforcuese që miratohet në Bashkimin Evropian, pas asaj të Pfizer. Sipas EMA-s vendimi pason me të dhënat që tregojnë se doza e tretë e vaksinës Moderna, e dhënë 6 deri në 8 muaj pas dozës së dytë, çon në rritjen e nivelit të antitrupave te të rriturit”.

EMA rekomandoi që doza e tretë e vaksinës t’ju jepet njerëzve me sistem të dobët imunitar, dhe ua la vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin vetë nëse popullsia e gjerë duhet të marrë dozën përforcuese ose jo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF