
“Eurovision Song Contest 2022” do të mbahet në Itali, ku do të konkurrojnë 41 shtete. Konkursi i 66-të do të zhvillohet në arenën PalaOlimpico në Torino më 10, 12 dhe 14 maj. Në këtë festival përveç 39 vendeve që morën pjesë në konkursin 2021, do të jenë edhe Mali i Zi dhe Armenia.
“Ne jemi aq të ngazëllyer që kemi edhe një herë mbi 40 vende që konkurrojnë për të fituar trofeun ikonik të Eurovision. Festivali do të ofrojë emocionin dhe spektaklin e avancuar të artit që pritet nga afro 200 milionë shikues”, tha mbikëqyrësi ekzekutiv i konkursit Martin Osterdahl.
EBU tha se 36 vende do të konkurrojnë në dy gjysmëfinale, 10 nga secila që do të bashkohen me të ashtuquajturit ‘Pesë Mbështetësit kryesorë financiarë’ – Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.



















