KreuFashion

Pandemia rrit shpenzimet e shëndetit me 28%!

Pandemia ka sjellë ndryshime të dukshme në strukturën e shpenzimeve familjare. Rritjen më të ndjeshme e kanë shënuar shpenzimet për shëndetin, duke reflektuar faktin që shumë njerëz u detyruan që ta përballonin virusin me fondet e veta.

Sipas INSTAT, pesha e shpenzimeve për shëndetin u rrit në 5.4% në vitin 2020, nga 4.3% vitin e mëparshëm. Në vlerë, shpenzimet për shëndetin u rritën me 28%, duke arritur në rreth 4 500 lekë në muaj.

Edhe për ushqime ka një rritje të lehtë, me totalin e shpenzimeve që ka arritur në 41.6% nga 41.3% që ishte vitin e mëparshëm. Shqiptarët janë popullsi që shpenzojnë më shumë për ushqime, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian, kjo peshë është 13% dhe në rajon më e ulët se 40%. Ndërkohë karantina ka ulur shpenzimet për kulturë dhe argëtim, pesha e të cilave ka zbritur në 2.8%, nga 3.8% një vit më parë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF