Në prag të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Evis Kushi në një intervistë për Euroneës Albania tha se orët mësimore në shkollat që janë me turne do të jenë 30 minuta dhe jo 45 minuta. “Në ato klasa, shkolla ku mësimi do të jetë me turne, ora mësimore do të jetë 30 minuta. Por, dua ta theksoj se ora e reduktuar kompensohet me numrin e reduktuar të nxënësve”, u shpreh ministrja.
Ndërkohë për viti i ri akademik Kushi tha se do të fillojë me prezencë fizike në auditorë, por vetëm për studentët dhe pedagogët që janë të vaksinuar. Ministrja theksoi se në auditorë mund të futen edhe studentët që paraqesin një test negativ PCR, njëherë në 2 ose 3 ditë. “Testi periodik i PCR-së, imagjinoi që çdo dy tre ditë të bëni testin. Ta paraqesin testin në mënyrë periodike, çdo dy ditë apo tre ditë, siç e vendos Komiteti i Ekspertëve”, deklaroi ministrja



















