Pas pjesëmarrjes së sukseshme në panaire dhe ekspozita ndërkombëtare të artit në Thesaloniki, Milano, Vancouver, Hagë, Strasburg, Paris, “Galeria Kalo” do të marrë pjesë në “Dubai Art Expo”.
Arti bashkëkohor shqiptar po shfaqet dhe tërheq interesin e botës së artit ndërkombëtar gjithmonë e më shumë..më datë 4 nëntor 2021, në ora 19:00, në Hotel Maydan në Dubai, artistët si, Ardian Isufi (pikturë), Emira Zenelaj (fotografi), Idlir Koka (pikturë), Napolon Theodhori (skulpturë) dhe Eros Dibra (pikturë), do të përcjellin ndjenjat e tyre nën temën “Duke i mbijetuar pandemisë, arti nuk mund të bllokohet”.
“Dubai Art Expo” është eventi më i madh i artit në Emiratet e Bashkuara dhe do të zhvillohet për 3 ditë rresht 4,5 dhe 6 nëntor, ku do të jenë të pranishëm 77 performues dhe 370 artistë nga 160 shtete.



















