Pak ditë më parë Bashkimi Evropian rekomandoi vendosjen e masave të reja për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi. Ndaj qeveria belge ka ndërmarrë masa dhe ka kthyer kufizimet, duke njoftuar se shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse duan të udhëtojnë drejt Belgjikës duhet të plotësojnë kushtet poshtëshënuara:
-Nëse janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit, pas mbërritjes në Belgjikë duhet t’i nënshtrohen testimit ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë. Nëse në ditën 7 përgjigjja është prapë negative, shtetasi del nga karantina.
-Në rastet e udhëtimeve esenciale, duhet të kenë konfirmimin për udhëtimin nga ambasada e Belgjikës në Bullgari (nga ky vend bëhet mbulimi për vendet e Ballkanit Perëndimor). Aplikimi për PLF (Passenger Location Form), bëhet online, duke ia drejtuar kërkesën ambasadës në adresën: [email protected]
-Shtetasit mbi 12 vjeç duhet të jenë të pajisur me test PCR të 72 orëve të fundit dhe pas mbërritjes në Belgjikë do t’i nënshtrohen karantinës.



















