KreuFashion

Stilistja shqiptare fiton çmimit prestigjioz të Fondacionit “Louis Vuitton”

Stilistja shqiptare Nensi Dojaka është shpallur fituese e çmimit prestigjioz të fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj, duke rrëmbyer në këtë mënyrë vlerën monetare 300.000 euro dhe një monitorim njëvjeçar. Nensi ishte pjesë e 1900 aplikantëve nga 110 vende të ndryshme të botës, ku ajo arriti të renditet e para.

Çmimi i Louis Vuitton që nga themelimi i tij në 2014  ka premtuar se do të sigurojë talente të rinj nga e gjithë bota me financime dhe lidhje të brendshme me kompani dizanji. Për stilistët e rinj të modës që përpiqen të bëjnë rrugën e tyre në industri, të dyja janë të paçmueshme.

Dojaka është diplomuar në Central Saint Martins në Londër dhe filloi të prodhojë etiketën e saj me të njëjtin emër në vitin 2017. Ajo bëri emër në skenën e modës në Londër vitin e kaluar përmes Fashion East, një organizatë e përkushtuar ndaj talente të reja të modës duke u dhënë stilistëve të rinj mundësi për të organizuar një shfaqje në Javën e Modës në Londër. Që atëherë, Dojaka është bërë e njohur për veshjet e saj me rrip spageti të frymëzuar në vitet ’90 dhe pjesët e endura të ndërtuara me kujdes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF