Ajo është një ‘trendmaker’, e si e tillë ndonëse kanë kaluar 24 vite nga vdekja e saj, Lady Diana ende vijon të jetë një ndër personazhet që inluencojnë më shumë në botë. Fotografitë e princeshës së dashur e veshur ‘casual’ me një palë mokasino kamosh janë tashmë pjesë e trashëgimisë së fotove të pallatit mbretëror britanik.
Por le të qëndrojmë tek këpucët mokasino të cilat duket se Lady D i ka patur të preferuarat e saj. Krijuar nga Tods, këto mokasino kanë qenë kryefjala e veshjeve të verës për Dianën. Praktike, të lehta e tejet komode, jo më kot ende sot ky model mbetet ndër të preferuarat e grave që duan rehatinë.
Zanafilla e krijimit të këtyre mokasinove është në vitin 1970, kur Tods u frymëzua nga këpucët e shoferëve të vitit 1950.



















