Për shkak të fluksit të madh të aplikimeve për karta identiteti dhe pasaporta biometrike nga bashkëkombësit me banim jashtë shtetit, zyrat e aplikimeve dhe shpërndarjes do të ishin të hapura edhe ditën e sotme, ndonëse është e shtunë. Kjo praktikë e hapjes së zyrave edhe të shtunën do të vazhdojë përgjatë të gjithë muajit gusht.
“Duke filluar nga kjo e shtunë deri në fund të muajit gusht zyrat e aplikimi do i shërbejnë qytetarëve që nga ora 08:00 deri sa të mbarojë edhe qytetari i fundit në radhë për të përballuar fluksin e qytetarëve për pasaporta dhe ID. Të hapura nuk do të jenë vetë zyra e aplikimit por janë edhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrike pranë Policisë së Shtetit në çdo qark për të ofruar shërbimin e dhe gjatë të shtunave. Do ju lutesha qytetarëve që për të shmangur radhët në kohë pandemie të aplikojnë online në e-Albania për orën dhe numrin që të mos rrinë në radhë”- ka njoftuar drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj



















