Vranësira të shpeshta kanë nisur që në orët e para të ditës, të cilat herë pas herë sjellin reshje shiu mbizotërojnë motin në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë. Ndërsa pas mesditës parashikohet që reshje të pakta të përfshijnë edhe zonat jugore e juglindore. Mbrëmja sjellë largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve të motit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C mëngjesi deri në 30°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.



















