KreuFashion

BE: Së shpejti edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të certifikatave

Një zëdhënëse e Komisionit Europian ka bërë të ditur për “Deutche Welle” se shumë shpejt edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë do të bëhen pjesë e sistemit digjital të certifikatave shëndetësore, të BE-së.

Brukseli, pak ditë më parë, vendosi të njohë certifikatat e Covid-19 të Maqedonisë së Veriut, Turqisë dhe Ukrainës, duke lënë jashtë Shqipërinë, Kosovën dhe shtete të tjera të rajonit. Megjithatë, kjo pritet të ndryshojë sipas zëdhënëses së KE. “Ne presim që vendet e Ballkanit të lidhen me sistemin tonë. Jemi në kontakt me të gjitha vendet për verifikim të mundësive dhe procesi është në vazhdim”, tha zëdhënësja e KE-së

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF