Rudina Dembacaj prej disa kohësh po përjeton një romancë të bukur dashurie me Mark Frrokun. Moderatorja zgjedh që shumë momente që kalon me partnerin e saj t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.
Në lidhje me Markun nuk mungojnë asnjëherë pyetjet nga ndjekësit, teksa ajo vazhdimisht zhvillon bashkëbisedime me ta në Instagram. Së fundmi një prej tyre i ka shkruar rreth pëlqimit që ndjekësja kishte ndaj partnerit të saj, ,“Atë Markun fiksim e kam, e kam parë te Cormeum si shpirt ishte. Po ishe ti aty, nuk iu afrova”, ndërkohë që Rudina se ka lënë pa përgjigje, “Qenke e zgjuar”, duke nënkuptuar që ka bërë mirë që nuk i është afruar.



















