KreuFashion

Për të financuar operacionin e foshnjës; atletja polake shet në ankand medaljen e “Tokio 2020”

Për të financuar operacionin e foshnjës; atletja polake shet

Atletja polake Maria Andrejczyk ka nxjerrë në ankand medaljen e argjendtë që fitoi në Lojërat Olimpike të Tokios për të ndihmuar në financimin e operacionit në zemër të një djali.

Foshnja tetëmuajshe, e quajtur Miloszek, kërkon një ndërhyrje kirurgjikale prej 280 000 paundësh në SHBA dhe hedhësja e shtizës shpresonte të merrte gjysmën e kësaj shume me ankandin e medaljes së saj.

Zabka Polska, një zinxhir dyqanesh komode, u shpall si oferta fituese, dhe më pas njoftoi se Andrejczyk mund ta mbante medaljen e saj, duke vlerësuar “gjestin e saj të bukur dhe jashtëzakonisht fisnik”. Që nga e marta në mëngjes, faqja e dhurimit aktualisht është në 90 për qind të qëllimit të saj.

Kujtojmë që sportistja Andrejczyk doli e katërta në garën e shtizës në Olimpiadën e Rios 2016. Në vitin 2018, ajo u diagnostikua me kancer, por sidoqoftë fitoi të argjendtën në Tokio 2020

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF