KreuFashion

Birësimi nga LGBTIQ; pastori Akil Pano: Projektligji godet rëndë familjen

Pastori Akil Pano së fundmi në një intervistë për RTV Ora ka folur për ndryshimet e propozuara ligjore dhe miratimin e ligjeve të reja për ‘LGBTIQ’. Në projektligj parashikohet ndër të tjera birësimi i fëmijëve nga çiftet LGBTIQ dhe zëvendësimi i nocioneve “nënë” dhe “babë” me “prindi 1” dhe “prindi 2”. Pastori i shqetësuar thekson se ky projektligj dëmton rëndë familjen, e cila është thesari më i çmuar që duhet të ruhet i pacenuar në strukturën e saj shpirtërore dhe sociale, ku babi dhe mami mbeten figurat e pazëvendësueshme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, pastori ka përmbledhur se çfarë është propozuar në projektligj dhe çfarë ai mbron, “Këto projektligje godasin rëndë familjen. Ja çfarë është propozuar:

a- Draftet lejojnë birësimet e fëmijëve nga çiftet LGBTIQ (Kodi i Familjes),

b- Zëvendësimin e NËNË dhe BABË me PRINDI 1 dhe PRINDI 2 (Ligji i Identitetit Gjinor)

c- Dhënia e të drejtës së strehimit me prioritet ndaj çifteve apo individëve LGBTIQ (në të njëjtat kushte me çiftet heteroseksuale, fiton ai lgbq jo heteroseksualët). (Ligji i strehimit)

e- Edukimi në shkolla i identitit gjinor dhe LGBTIQ , etj. Së fundmi BBC ka publikuar një listë me 100 lloje të ndryshme gjinish (përveç mashkull dhe femër) listë e cila do të jetë pjesë e edukimit të fëmijëve në shkolla nga mosha 9-12 vjeç.

Të dashur miq, ju ftoj të qëndrojmë së bashku e të mbrojmë të fundit gjë të mbetur ende e paprekur në këtë dimension; familjen dhe fëmijët.

Unë qëndroj për të mbrojtur:

– Martesën mes një burri dhe një gruaje si esencën që mundëson prokrijimin dhe ruajtjen e jetës:
– Familjen si thesarin që duhet ruajtur e pacënuar në strukturën e saj shpirtërore e sociale, ku babi dhe mami mbeten figurat e pazëvendësueshme.
– Prindërimin si privilegjin që duhet mbështetur, forcuar dhe mbrojtur.
– Adoptimin nga prindër heteroseksualë, si mjetin për t’i mundësuar një familje të shëndetshme dhe vizion për jetën, fëmijëve jetim.
– Edukimin si instrumentin e nevojshëm i cili mundëson ndërtimin e njeriut dhe strukturave të konsoliduara të mbështetjes sociale për familjen.
– Mbrojtjen e çdo anëtari të familjes dhe çdo pjesëtari të shoqërisë nga dhuna e çdo forme.
– Krijimin e politikave frenuese në lidhje me SHPOPULLIMIN E SHQIPERISE.
a- Përcaktimin e një minimumi jetik
b- Politika punësimi për të rinjtë
c- Mbështetje e çifteve të reja përmes politikave të punësimit dhe strehimit…
d- Rishikimi i Statusit të Jetimit…
Nëse jemi së bashku për këto vlera, shkruani një koment dhe bëjini share këtij postimi”, ka shkruar ai.

 

 

A post shared by Pastor Akil Pano (@akil_pano)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF