KreuFashion

Afganët e parë vijnë në Shqipëri; ja ku do të strehohen

121 afganë mbërritën në Shqipëri në orët e parë të së premtes në aeroportin e Rinasit. Qytetarët afganë u pritën nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Xhaçka është shprehur e emocionuar për mbërritjen e qytetarëve afganë në vendin tonë dhe ka bërë me dije se për ta janë ngritur struktura të posaçme. Ndërkohë ka shtuar se grupi i parë i afganëve do të strehohen në një strukturë hoteliere në Durrës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF