Një edicion i vaksinuar; kështu u quajt ky edicion i 78-të i Festivalit të Venecias që do të mbahet prej 1 shtatorit ne qytetin italian. Ndryshe nga edicioni i vjetshëm ku për shkak ta pandemisë yjet ishin të detyruar të shfaqeshin me maska këtë vit falë vaksinimit maskat janë lënë në shtëpi. Kjo do të thotë edhe më shumë hapësirë për VIP-at e Hollywood për të shfaqur hapur fytyrën bashkë me grimin si protagonistë të tapetit të kuq.
Nëse grimi dhe flokët e aktores spanjolle Penelope Cruz nuk janë pëlqyer edhe aq shumë nga kritikët e bukurisë, pamjet e tjera duket se ishin perfekte për mbrëmjen.
Vlen të përmendet grimi i syve e Barbara Palvin nga Armani Beauty apo rrethi i kokës me temina i Helen Mirren dhe buzëkuqi nga Madisin Rian.



















