KreuFashion

7 VIP-a një mbiemër! Lidhje gjaku apo rastësi?!

Shehu, është një nga mbiemrat më të përhapur në vendin tonë. Mbiemër, i cili është renditur i dytë nga një total prej rreth 25 000 në të gjithë territorin.

Por edhe pse i dyti në rang vendi, mbiemri Shehu është i parë më i përhapur te VIP-at shqiptarë, duke filluar nga; Xhemi Shehu, Jonida Shehu, Eni Shehu, Ariola Shehu, Sardi Shehu, aktori Donald Shehu dhe astrologjia e famshme Meri Shehu. Ndaj, mund ta cilësojmë pa frikë si mbiemrin e VIP-ve.

Historia e mbiemrave

Zhvillimi i mbiemrave ka nisur në shek XII-XX. Në rreth 5-6 shekuj histori, procesi i vënies së mbiemrave ka ecur nga lart poshtë. Kështu, fillimisht janë pajisur me mbiemra shtresat e larta, më pas shtresat e hierarkisë fetare, ndërsa më vonë ka zbritur deri në shtresat e ulëta. Qëllimi fillestar i mbiemrave ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri. Mbiemrat janë stabilizuar në shek XX në Shqipëri. Deri më 1912-n, shumica e popullsisë shqiptare nuk kishte mbiemra. Pas këtij viti filluan të kryheshin regjistrimet e para të popullatës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF