KreuFashion

Nga 14 shtatori masa të reja për të hyrë në Mal të Zi

Duke nisur nga 14 shtatori Mali i Zi do të vendosë rregulla të reja për të hyrë në territorin e tij. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka lajmëruar se të gjithë udhëtarët duhet të paraqesin në kufi një nga dokumentet e mëposhtme:

1-Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë;

2-Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;

3-Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë

Ndërkohë qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit. Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF