KreuFashion

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare doktori i Kombëtares shqiptare

Ditën e sotme është ndarë nga jeta mjeku i Kombëtares shqiptare Ylli Mihali në moshën 55-vjeçare. Pas dy javëve në intubim, mjeku i Kombëtares nuk ia doli dot të fitojë betejën me Covid-19.

Presidenti i FSHF-së Armand Duka me anë të një postimi në rrjetet sociale dha lajmin e trishtë,  “Të dashur miq, Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19. Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në çdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë. Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF