Bashkimi Evropian njeh certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 të lëshuar nga Shqipëria. Së bashku me njohjen e certifikatës së lëshuara nga autoritetet shëndetësore shqiptare njihet edhe ajo nga Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Marok dhe Panama. Vendimi i Komisionit Evropian i konsideron pasaportat e vaksinimit në këto vende me vlerë të njëjtë me Green Passport të lëshuar nga autoritetet evropiane.
Për pasojë të shtatë vendet dhe territoret do të lidhen me sistemin e BE-së dhe certifikatat COVID që ata lëshojnë do të pranohen në BE me të njejtat kushte si certifikatat digjitale të BE-së.



















