Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për shtyp, për të informuar mbi situatën aktuale të pandemisë në vend. Në mbledhjen e sotme u vendos që dy javët në vijim të mos ketë ndryshim të masave, pra ora policore do të vijojë të nisë nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Gjithashtu, lejohet grumbullimi i qytetarëve deri në 50 vetë dhe në 30 % të kapaciteteve të ambienteve sportive apo kulturore, ndërsa mbeten në fuqi masat në hyrjet e daljet nga vendi. Ndërkohë profesor Dhimitër Kraja theksoi se ka një rritje të numrit të grave shtatzëna që po preken rëndë nga Covid-19, ndërsa të shtruar në spital ka edhe 19-vjeçarë.



















