KreuFashion

Ndodh mrekullia te “Koço Gliozheni”; foshnja lë spitalin pas 3 muajsh në rrezik për jetën

Ka ndodhur mrekullia e radhës  në maternitetin  “Koço Gliozheni”. Pas më shumë se 90-ditësh, Frenki është jashtë rrezikut për jetën. Foshnja lindi para kohe dhe sot gëzoi jo vetëm familjen por edhe ata që u kujdesën për të, duke lënë spitalin me shëndet të plotë. “Ditë e bukur për familjen e Frenkit të vogël, i lindur para kohe, që sot lë spitalin i shëruar, pas gati 3 muajsh në rrezik për jetën. Kujdes dhe punë e jashtëzakonshme e dr. Vasilika Çinës për Frenkin e vogël dhe gjithë stafi i terapisë intensive në maternitetin “Koço Gliozheni” për trajtimin me profesionalizëm e dashuri të fëmijëve të lindur premature”, ka shkruar ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF