Këtë të enjte deputetët u mblodhën për të zhvilluar seancën e radhës plenare në Parlament. Dhe, në ditë si kjo, kërsheri të madhe ngjall veshja e deputeteve, ndaj të gjithë jemi sy e vesh të shohim look-un dhe veshjen e tyre.
Ditën e sotme ajo që ra më shumë në sy ishte Grida Duma, e cila gjithmonë ka spikatur për bukurinë që e karakterizon. Ajo sezonin e nisi me një look të ri, i cili padyshim i shkon shumë, ndërkohë që kishte zgjedhur një kostum blu dhe syze të veçanta. Nga krahu tjetër edhe ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tërhoqi vëmendjen me veshjen dhe dukjen e saj.



















