Autori i vrasjes së 19-vjeçares shqiptare në Malin e Zi, Sheila Bakija, është vetëdorëzuar në polici dhe tanimë ai pritet të përballet me drejtësinë.
Ngjarja tragjike ndodhi katër ditë më parë, ku 28-vjeçari Ilir Dokaj shkoi te shtëpia e ish-të dashurës dhe qëlloi me breshëri plumbash, duke i marrë jetën 19-vjeçares dhe duke plagosur rëndë babain e saj.
Ditën e djeshme për shkak të vrasjes së Sheila Bakija, një numër i madh i qytetarëve u mblodhën para stacionit policor në Tuzi me ftesë të Qendrës për të Drejtat e Grave për të protestuar, pasi ata besojnë se agjencitë e zbatimit të ligjit nuk arritën të veprojnë në mënyrë parandaluese për vrasjen e 19-vjeçares dhe plagosjen e babait të saj.



















