KreuFashion

Vrasja e mësueses në Angli; i dyshuari kryesor një shqiptar

36-vjeçari, Koci Selamaj, ka rënë në prangat e policisë angleze, pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen mësueses, Sabina Nessa, e cila u gjet e vrarë 150 metra larg banesës së saj.

Shqiptari u arrestua në banesën e tij në Eastbourne, East Sussex. Mësohet se policët ndoqën një makinë që ishte përdorur pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën ku ai jetonte. Lidhur me vrasjen e mësueses, policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë, por ata do të hetohen në gjendje të lirë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF