Mediat e huaja kanë raportuar se një çift i vaksinuar nga Michigan në SHBA ka ndërruar jetë pasi u infektuan me COVID-19. Ata kanë ndërruar jetë duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit, pasi distanca kohore ka qenë vetëm 1 minutë.
Cal Dunham, 59 vjeç dhe gruaja e tij Linda, 66 vjeçe, vuanin edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese, të cilat nuk janë bërë ende të ditura. Mësohet gjithashtu se ata u infektuan në fillim të muajit shtator gjatë një udhëtimi familjar.



















