
Si pasojë e Covid-19 ka ndërruar jetë këngëtari nga Kosova, Kushtrim Sylaj.
Këtë lajm të trishtë e ka dhënë ish-deputeti Rasim Selmanaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera ka shkruar se do ta kujtojnë gjithmonë si pika e djalit.
“Lajm tronditës! Kushtrim Sylaj nga Mazniku i Deçanit humb jetën me Covid-19. Ishe këngëtar i spikatur e pika e djalit! Kështu do të kujtojmë! Lutemi për shpirtin tënd Kushtrim!”, ka shkruar ish-deputeti.



















