
Pasditen e djeshme për rreth 6 orë rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe ËhatsApp u ndërprenë, duke shkaktuar një shqetësim të madh te njerëzit në mbarë botën. Grupi i monitorimit të faqeve në internet DoënDetector e cilësoi si dështimin më të madh të këtij lloji të parë ndonjëherë, me 10.6 milionë raportime problemesh në nivel global.
Sipas ekspertëve të sigurisë problemi mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, megjithëse edhe sabotimi nga një i brendshëm do të ishte teorikisht i mundur. Ndërkohë vetë Facebook lëshoi sot një deklaratë ku konfirmoi se shkaku i ndërprerjes ishte një ndryshim i konfigurimit të ruterave bazë që koordinojnë trafikun e rrjetit mes qendrave të të dhënave të kompanisë dhe kjo shkaktoi ndalimin e gjitha shërbimeve të Facebook. Ndërsa për sa i përket të dhënave, ata theksuan se nuk ka asnjë provë që të dhënat e përdoruesve u kompromenuan gjatë kohës kur rrjetet sociale nuk punonin.



















