KreuFashion

Pas pandemisë dhe energjetikës; OKB jep alarmin për një tjetër krizë

Pas pandemisë dhe energjetikës; OKB jep alarmin për një

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin se mungesa e ujit të pijshëm do të jetë kriza botërore e radhës, pas pandemisë dhe energjetikës. 3.6 miliardë njerëz kishin mungesë uji për të paktën një muaj në vitin 2018 dhe sipas të dhënave në vitin 2050 kjo shifër do të rritet në mbi 5 miliardë.

“Pavarësisht nga disa përparime, 107 vende mbeten larg qëllimit të menaxhimit të burimeve të tyre ujore në mënyrë të qëndrueshme deri në vitin 2030”, shpjegon OMM.

Klimë globale po ndryshon me shpejtësi, ndaj rreziqet e lidhura me ujin mbeten në krye të listës.

“Përmbytjet dhe thatësira janë në rritje për shkak të ndryshimit të klimës. Pritet që numri i njerëzve që vuajnë nga stresi i ujit të rritet në mënyrë dramatike, si për shkak të rritjes së popullsisë ashtu edhe rënies së disponueshmërisë. Menaxhimi, monitorimi, parashikimi dhe paralajmërimi i hershëm janë të fragmentuar dhe të papërshtatshëm, ndërsa përpjekjet financiare globale për klimën janë të pamjaftueshme”, shpjegon OMM.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF