KreuFashion

Nisin aplikimet për lotarinë amerikane; ja çfarë duhet të dini!

Nisin aplikimet për lotarinë amerikane; ja çfarë duhet

Duke nisur nga dita e sotme dhe deri më 9 nëntor të gjithë ata qytetarë, që synojnë “ëndrrën amerikane”, do të mund të aplikojnë për lotarinë amerikane DV-2023.

Ky njoftim u bë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila shkroi: “Aplikimet Lotarinë Amerikane DV-2023 nisin më datë 6 tetor. Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se periudha e regjistrimi elektronik për lotarinë amerikane 2023 nis të mërkurën e 6 tetorit dhe zgjat deri në mesditën e 9 nëntorit 2021”.

Janë gati 5 javë në dispozicion, dhe kriteri bazë është mbarimi i shkollës së mesme. Gjithashtu aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, jo vetëm me kartë identiteti. Ndërsa adresa që është vendosur në dispozicion për të interesuarit është: https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/immigrant-visas-sq/diversity-visa-sq/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF