Justin Timberlake dhe Jessica Biel kanë vendosur që të shesin shtëpinë e tyre superluksoze në Los Angeles.
35 milionë dollarë është çmimi që çifti i famshëm i ka vënë vilës mahnitëse. Prona është e vendosur në një sipërfaqe prej 10 hektarësh, me 7 dhoma gjumi dhe 13 banjo, ku në të përfshihet edhe palestra, fusha e tenisit dhe pishina.
Kujtojmë që këtë vilë Justin e ka blerë në vitin 2002 për vetëm 8.3 milionë dollarë.



















