KreuFashion

Ditë me shi dhe borë na presin; meteorologia tregon kur do të përmirësohet moti

Ditë me shi dhe borë na presin; meteorologia tregon kur do të

Meteorologia Adiola Bami nga “MeteoAlb” u shpreh për Abcnews.al se e gjithë java që sapo ka nisur do të jetë me kushte të tilla, reshje shiu, dëborë dhe ulje temperaturash, që në zonat malore do të zbresin deri në -1 gradë. Gjatë të premtes dhe fundjavës pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen.

“Duke filluar nga mbrëmja e djeshme dhe deri në mëngjesin e ditës së sotme, territori shqiptar ka pasur sasi të konsiderueshme të reshjeve të shiut, më të dukshme në zonat jugore. Herë pas here reshjet kanë qenë në formën e rrebesheve.

Pritet përmirësim gjatë orëve të paradites sot në zonat e ulëta dhe perëndimore, ndërsa mbetet reshjet e pakta në zonat lindore. Reshjet e pakta mbeten në ditët e para të javës, por dita e enjte na sjell një sërish një sistem të dendur me vranësira duke sjellë rrebeshe shiu. E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike, pasi sasia e reshjeve gjatë të premtes dhe fundjavës do të jenë më të pakët.

Përsa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka shënuar rënie duke bërë që vlerat minimale të zbresin në 4 gradë në zonat malore, ndërsa vlerat maksimale parashikohen 21-22 gradë. Nga e marta dhe në vijim presim rënie të djeshme duke bërë që mëngjesi i enjtes dhe së premtes termometri në zonat malore zbret në -1 gradë, ndërsa maksimumi parashikohet jo më shumë se 20-21 gradë.

Gjatë ditës së enjte natën presim që të shfaqen reshjet e dëborës në lartësi mbi 1200-300 mbi nivelin e detit. Herë pas here gjatë mesditës dhe pasdites problematik do të jetë edhe parametri i erës, ku në det të hapur parashikohet të arrijë në 55 km/h”, është shprehur ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF