KreuFashion

Lajm i mirë për të gjithë ata që do të rinovojnë patentat; ndryshon tarifa

Për të gjithë qytetarët që zotërojnë një leje drejtimi dhe do t’u duhet të rinovojnë patentën, (me kufizim afat vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat), kryeministri Rama dha një lajm të mirë.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook njoftoi se nga nëntori i këtij viti, tarifat për patentat që do të rinovohen, do të pësojnë ulje drastike, nga 35 mijë lekë në 20 të vjetra.

“LAJM I MIRË nga DPSHTRR

Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin (me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 lekë në 2,000 lekë.
Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5-vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%. Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa”, ka njoftuar kryeministri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF