Edhe këtë sezon çantat në modë janë ato mikroskopiket duke u fokusuar kështu në anën estetike dhe jo në kapacitet. Për vjeshtë dimër 2021 2022 dizajnerët kanë vendosur të na kënaqin me miniatura të parezistueshme që mund të kombinohen me çanta të tjera maxi, për t’u mbajtur në bel si rrip apo kryq.
Me rripa të gjatë; të shkurtër apo edhe pa rripa fare më poshtë gjeni të gjitha modelet për të mos u humbur sipas tendencave më të fundit. Mikro çantat e dorës nuk kanë kufi kohor apo stili, ndaj gjithçka ju duhet është një apo disa të tilla në garderobën tuaj.



















