Fund dhe joshje: këmbët dhe beli ekspozohen dukshëm
Mes transparencave, prerjeve e deri tek rikthimi i estetikës fetishiste, ekspozimi i trupit është rikthyer sërish në modë pas disa vitesh “modestie absolute”.
Ky “zbulim” progresiv hodhi hapin e parë me recipetat transparente në qendër të të gjitha koleksioneve. Në vitin 2022, pjesa më seksi e trupit të femrës nuk është busti si në sezonet e mëparshme, por ijet.
Kthimi në estetikën e viteve 2000 është kryesisht për shkak të kësaj: ringjallja e pantallonave dhe fundeve me bel të ulët dhe që fokusi është te pjesa V e barkut, e që zbret deri në zonën pubike.
Në koleksionin e fundit të Versace pamë si Emily Ratajkowski ashtu edhe Dua Lipën me funde asimetrike dhe një bel të vendosur pikërisht në ije, por me një formë V.
Ky trend është paraqitur në pothuajse të gjitha shtëpitë e modës të cilat sugjeruan koleksionet e tyre për Pranverë/ Verë 2022.



















