
Duke filluar nga muaji dhjetori kushdo që do të rinovojë patentën duhet të kalojë fillimisht edhe një miniprovim të shkurtër në lidhje me sigurinë rrugore, sjelljen e këmbësorëve dhe qëndrimin e pasagjerëve në automjet.
Sipas ekspertëve, kjo pritet të sjellë një ulje të numrit të aksidenteve rrugore dhe mobilizim të drejtuesve të mjeteve.
Drejtoria e Transportit Rrugor së bashku me Policinë Rrugore po bëjnë gati modulin e plotë që pritet të aplikohet në muajin dhjetor.
Ky vendimi u mor për shkak të numrit të lartë të aplikuesve, kryesisht emigrantë. Sipas të dhënave gjatë një viti rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë drejtimin.
Rifreskimi i njohurive do të bëhet pranë sporteleve të Drejtorisë së Transportit Rrugor, aty ku është marrë deri tani leja e drejtimit.



















