KreuFashion

Nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Në orën 3:00 të ditës së diel, akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta mbrapa, duke vendosur rregullin e ri, orar i cili do të qëndrojë në fuqi për pesë muaj, deri më 27 mars të vitit të ardhshëm.

Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes.

Ndonëse BE diskutoi që ora mos të ndryshohej më, pra që të rrinte ora verore, ende nuk është marrë një vendim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF